Inspektorati i Mjedisit: Në det vetëm uji i qiellit
17/08/2010 Flet kreu Harulla Paturri: Në plazhin e Durrësit asnjë objekt nuk do shkarkojë ujëra të zeza
DURRES- Asnjë lokal, hotel apo subjekt tjetër nuk do të ketë mundësi të derdhë ujërat e zeza në det. Deklarimi vjen nga kreu i shërbimit të Inspektoratit të Mjedisit Hajrulla Paturri. Ish-deputeti Kuvendit ka marrë detyrën nga Ministria e Mjedisit për të pastruar të gjithë vijën bregdetare kryesisht në plazhet që shtrihen nga Shkëmbi i Kavajës deri në Spille për t’i dhënë fund ndotjes së detit nga derdhja e ujërave të zeza.
Aksioni
Aksioni ka filluar një javë më parë pranë kompleksit turistik “Xixa” dhe ka vijuar edhe në ditën e parë të kësaj jave. “Në det do të derdhen vetëm ujërat e shiut dhe çdo subjekt që do të përpiqet të shtrijë tubacionet e ujërave të zeza drejt rërës e detit do t’i bllokohet aktiviteti”,-ka pohuar Paturri. Dje në këtë aksion që është mbështetur nga higjiena, Policia e Rendit dhe tatimorët ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë së Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit Afrim Tole. Sipas tyre, aksionet do të shtrihen në të gjithë gjatësinë e plazhit nga Shkëmbi i Kavajës deri në Spille. Në këto aksione fadroma e as punonjësit që e kanë shoqëruar nuk janë ndeshur në ndonjë rezistencë, kurse 2 subjekte janë mbyllur pasi kanë tentuar të rilidhin tubacionet. Tole ka bërë të ditur se disa nga këto subjekte si hotele e restorante që derdhin ujërat e zeza në det kanë gropa septike por nuk i kanë vënë në funksionim. Nga ana tjetër, në bazë edhe të informacioneve që janë grumbulluar është vërejtur se disa hotele mbi rrugën Plepa-Golem kanë shtrirë tubacionet dhe derdhin fekalet në rërë e në det. Drejtuesit e aksioneve kanë thënë se bregdeti, sidomos tek Shkëmbi i Kavajës e në Golem, shumë i përfolur për higjienën këtë verë, do të jetë plotësisht i pastër.