Vera boshatis administratën e Bashkisë Fier
17/08/2010 Emigrantët sorollaten për dokumentacione
FIER- Pushimet e verës boshatisin zyrat e institucionet shtetërore. Megjithëse kjo periudhë shënon fluksin më të madh të kërkesave për shërbimet e qytetarëve në institucionet vendore në drejtori të ndryshme në Fier sidomos tashmë me ardhjen e një fluksi të madh emigrantësh, kjo nuk ka penguar marrjen e pushimeve prej administratave të tyre respektive. Nga institucioni i prefekturës Fier pohohet ky fakt, ndërkohë që kritikat venë për institucionin e pushtetit ekzekutiv, Bashkisë Fier për të marrë në dorë këtë situatë dhe kthimin e punëve në normalitet.
“Sidomos këtë verë dhe këtë sezon që ndryshe nga herët e tjera, ka një bum turistësh, të ardhurish nga emigracioni shqiptar që kanë nevojë për shërbime”,-ka theksuar sekretari i përgjithshëm i Prefekturës Fier, Vasil Ndreko. Veç pushimeve ata kanë nevojë edhe kryerjen e shumë shërbimeve dokumenteve të ndryshme, kontratave për të lidhur apo zgjidhur, kështu që është krejt e domosdoshme që sportelet e Bashkisë dhe drejtoritë përkatëse të jenë të hapura për qytetarët. Institucioni i prefektit ka ndjekur me kujdes, punën dhe aktivitetin e institucioneve të tjera, qoftë të llojeve në nivel vendor, qoftë të pushtetit vendor. E njëjta situatë përsëritet çdo vit, por viti i sivjetshëm ndryshe nga vitet e mëparshme ka ndjerë më tepër mungesën e personelit në institucione. Në Bashkinë e Fierit ka pasur mungesë atë theksuar të administratës edhe si rezultat i mungesës së investimeve dhe zbatimit të tyre në terren.