E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarja, e treta e “Miss Universit”

Shoqeruesja e dyte e Miss Universit, ky ka qene vleresimi per bukuroshen kosovare Gona Dragusha e cila ka dale e treta ne spektaklin e zhvilluar ne Bahamas.

Fituesja e gares se bukurise ka qene Miss Venezuela, Stefania Fernandez, ndersa shoqeruesja e pare doli Miss Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz.

Ky eshte spektakli i dyte radhazi qe fitohet nga nje bukuroshe e Venezueles pas fitores ne edicionin e kaluar te Dayana Mendozes.

Spektakli “Miss Universi” organizohet cdo vit dhe sponsorizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›