E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistët e rinj, me çantat në shpinë, vizitojnë Tiranën e Shqipërinë

Një mode e re për turizmin shqiptarë janë edhe vizitorët e huaj, me çanta të mëdha në shpinë dhe me stenda portative. Më shumë në sy, kjo tendencë vihet re në zonat e thella të Shqipërisë dhe në zonat strategjike ku këta turistë janë të lirë për të shkelur çdo cep të tokës. Madje ata shpërfillin çdo komoditet që mund ti falë avioni dhe ndonjë autoveturë e mirë dhe kanë dëshirë që të ecin vetëm në këmbë, duke i qëndruar fanatikë çantave të tyre mbi shpinë.
E ndërsa grupe të tjera turistësh të tillë janë dyndur me shumicë në zonat përrallore të Valbonës, Thethit, apo edhe zonave të tjera që nga shqiptarët janë fare të panjohura.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›