Festivali i Filmit në Durrës, vijon prezantimi i filmave konkurrentë
Në natën e dytë, të festivalit Ndërkombëtar veror të Filmit që po zhvillohet në Durrës janë shfaqur 4 filma të tjerë që konkurrojnë për ccmimin e "Gladiatori i Artë". Mbrëmja e dytë startoi me filmin çek "Pa krahe", nga regjizori Ivo Trajkov. Ndërkaq një tjetër produksion që u shfaq paralel me filmin çek por në ambientete amfiteatrit antik ishte filmi rumun, "Të lumtur së bashku" Filmi vë në qendër një çift, Martin dhe Elinën, të cilët kanë gati gjithccka; dy fëmijë të bukur, para; dhe shumë kohë të lirë. Por fati i lë në baltë pasi kanë blerë një shtëpi në Toskana, kohë kur menaxheri i bankës së Martinit zhduket me një sasi të konsiderueshme parash. Por ky është vetëm fillimi, pasi re të zeza do të mbulojnë jetën e tyre Martin gjendet i kapur në një rrjetë gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Pa rrugedalje, ai mbytet në dëshperim dhe përfundon duke vrarë familjen. "Të zinjtë" ishte një tjetër film që u shfaq mbrëmjen e së dielës.
Interes të veçantë për filmat e lartpërmendur krahas qytetareve të shumte kanë treguar edhe figurat më të njohura të kinematografisë shqiptare si Margarita Xhepa, Drita Pelingu etj..
Ndërsa të hënën festivali do të vazhdojë me filmin Helsinki, i cili është i bazuar mbi një novelë- intervistë. Një tjetër produksion që pritet të shfaqet sonte është filmi "Bota është e madhe dhe shpëtimi fshihet diku shumë afër". "Vajza më e lumtur në Botë" është një tjetër film rumun i cili do të shfaqet në skenën e festivalit të Durrësit. Me këtë aktivitet Durrësi është kthyer një qendër pikëtakimi kulturash evropiane dhe ballkanike, ndërthurje mentalitetesh dhe vizionesh artistike, ku arenën e gladiatorëve.
Filmat do të konkurrojnë në dy seksione: Botë Ballkanike dhe Vizione Bashkëkohore si dhe kinemaja retrospektikë, në këtë edicion kushtuar regjisorit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Çdo mbrëmje në sallën e teatrit Aleksandër Moisiu si dhe ne amfitetarin e Durresit do të shfaqen filmat konkurrues për çmimin e madh Gladiatori i Artë Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit do të mbahet nga data 22 deri në 30 gusht, ku do te shfaqen 36 premiera, nga keto 18 per konkurim, ndersa do te jete i hapur per te gjithe publikun