E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kingji pret komandantin e KFOR-it: Angazhim në përmbushje të detyrimeve të NATO-s

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Takimi vjen në kuadër të përfundimit të mandatit të gjeneralmajor Enrico Barduani.

Kingji shprehu në takim vlerësimin për drejtimin e tij të suksesshëm në krye të misionit të KFOR. Në takim u diskutua për një sërë çështjesh që lidhen me angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Kingji ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›