E Hënë, 2 Nëntor 2026

TUNIZI – Goditet një anije që transportonte ndihma për Gazën

TUNIS, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Organizatorët e misionit pro palestinez, që shpresonin të dërgonin ndihma në Gaza, thanë se një nga anijet e tyre u godit nga një sulm me dron në brigjet e Tunizisë, ndërkohë që lajmi u mohua nga autoritetet vendase.

Anija ”Global Sumud”, e cila u nis nga Barcelona javën e kaluar me qindra aktivistë në bord, përfshirë Greta Thunberg, tha se një nga anijet e saj kryesore u “godit nga një dron në ujërat tuniziane”.

“Të gjashtë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurtë. Dëmtimet nga zjarri prekën kuvertën kryesore dhe hapësirat e magazinimit poshtë kuvertës”, shtuan burrimet.

Autoritetet tuniziane hodhën poshtë akuzat për një sulm me dron dhe thanë se zjarri në bord u shkaktua nga një jelek shpëtimi që digjej./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›