Kosovë - ISG-ja uron njëvjetorin e pavarësisë
Prishtinë - Në një deklaratë nga takimi i djeshëm në Vjenë "Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG) i uron popullit të Republikës së Kosovës përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës". "Kosova ka bërë një përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGjS) dhe duket qartë se është e përkushtuar për të shkuar më tej në rrugën e saj të integrimit euroatlantik", vlerëson deklarata.
Më tej "ISG-ja ripohon bindjen e saj se pavarësia e Kosovës kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit". Pasi konstaton se "gjatë vitit të saj të parë, Kosova e ka konsoliduar veten si një anëtare e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare të shteteve", në përmbyllje të pikës së parë të deklaratës "ISG-ja mirëpret përpjekjet e institucioneve shtetërore për të promovuar gjithëpërfshirjen, sundimin e ligjit dhe transparencën në qeverisje dhe u bën thirrje atyre që të vazhdojnë më tej me këto përpjekje në mënyrën më të vendosur dhe efikase, në dobi të të gjithë banorëve të Kosovës".
"Po ashtu, ISG-ja e lavdëron qeverinë e Kosovës për përpjekjet e bëra për të fuqizuar strukturat e sundimit të ligjit, përfshirë këtu përparimin e bërë për sa i përket themelimit të një Gjykate Kushtetuese.
Duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ajo i kushton pjesëmarrjes dhe promovimit të komuniteteve pakicë, ISG-ja mirëpret gatishmërinë e qeverisë për t'u shtrirë dorën këtyre komuniteteve dhe për të miratuar legjislacionin që përgatit terrenin për vetëqeverisjen lokale. ISG-ja e mirëpret dialogun e drejtpërdrejtë", thuhet në pikën e dytë të deklaratës.