E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Arrestohet për korrupsion drejtori i aeroportit të Prishtinës

 

.

Drejtori i aeroportit të Prishtinës Afrim Hazizi është arrestuar nën akuzat për korrupsion. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Kosovë. Sipas policisë , së bashku me të janë arrestuar edhe Vlora Ferizi, zyrtare për prokurim në këtë aeroport dhe Shkëlzen Jusaj, menaxher i kompanisë "Petrol Company". Autoritetet thanë se ata kanë bërë shkelje në procesin e kontratave dhe kanë abuzuar me detyrat shtetërore, duke mos dhënë më shumë hollësi, por theksuan se hetimet në lidhje me këtë rast kishin filluar para shtatë muajsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›