Kosovë- Shqipëri bashkohen në telefon, dy shtetet shqiptare tani me një prefiks +355

Prespektiva drejt unifikimit dhe bashkimit në një të dy shteteve shqiptare duket se cdo ditë po bëhet më reale. Tashmë Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë më vetëm një abetare të unifikuar, por do të përdorin dhe të njëjtin kod telefonik. Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projekt-rezolutën lidhur me përdorimin e tre kodeve të huaja telefonike në Kosovë.
Rezoluta parasheh që Kosovës në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, atëherë t`i lejohet të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.
Në projekt-rezolutë i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, të cilat shfrytëzohen nga Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kuadër, kërkohet fillimi i negociatave me Republikën e Shqipërisë.
Ndërsa, në fund thuhet se në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata duhet të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe të mos vazhdohen më tej.
Në kushtet kur Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ajo mund të ketë dhe në vazhdim kodin e saj telefonik.