Protesta në Greqi, përleshje ndërmjet uniformave blu
Kriza dhe situata e renduar ne shtetin fqinj grek ka detyruar uniformat blu te perleshen midis tyre. Kane qene forcat speciale greke, te cilat jane perplasur me policet që protestonin për shkak të paralajmërimeve për uljen e pagave të tyre.
Përleshja ndodhi para Akademisë policore në Athinë, kur qindra policë përgatiteshin të shkojnë në Selanik, për te marre pjese ne protestat masive kunder programit te kursimit ne vend ,te planifikuara per tu mbajtur ne fundjave
Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të plagosur. Kundër masave anti- krizë të qeverisë, te cilat nder te tjera parashikojnë edhe uljen e pagave, sot në Athinë protestuan policët, zjarrfikësit dhe zyrtarët e porteve.
“Parashikohet të fitoj rreth 650 deri më 700 euro në muaj. Më thoni si do mundem ta mbaj familjen time me kaq para. Ato para nuk mjaftojnë as për nevojat e mia personale”, u shpreh një demonstrues.