Lezhë, tentoi të trafikonte 2 gjimnaziste, arrestohet 34-vjeçari
LEZHË – Policia e Lezhës arrestoi një 34 vjeçar, banues në fshatin Balldre i Ri, pasi akuzohet për veprën penale të trafikimit të qënieve njerëzore.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se shtetasi i arrestuar është 34-vjeçari, Anton Toli, ndërsa ka filluar procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit tjetër A.Toli, 23 vjeç, banues në fshatin Tresh.
Sipas të njëjtave burime, mësohet këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë jashtë shtetit shtetaset A.M, 18 vjeçe, banuese në fshatin Ishull Shëngjin, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme “Hydajet Lezha” Lezhë dhe R. S, 18 vjeçe, banuese në Laç-Kurbin, nxënëse në vitin e tretë të shkollës profesionale ekonomike Lezhë, për të cilat është bërë kallëzim për largim nga banesa nga familjet e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)