Kosovë, 45.66 për qind e maturantëve kalojnë testin
Prishtinë -Nga testi i provimit për Maturën Shtetërore në Kosovë, vetëm 45.66 për qind e maturantëve kanë kaluar me sukses provimin. Kryetari i komisionit qëndror shtetëror Nehat Mustafa tha se rezultatet nuk janë të kënaqshme. Ai theksoi se gjatë provimit ka pasur edhe parregullsi, veçanërisht në një shkollë në Lipjan dhe tha se policia është duke bërë hetime rreth tyre.
Mustafa vlerëson se këtë vit administrimi ka qenë shumë më në nivel dhe se sipas tij kjo mund të ketë qenë arsyeja e rezultatit të përafërt me atë të vitit të kaluar. Afati tjetër për maturantët është në gusht.