E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekomunari Berisha, padi kundër kryeministrit Thaçi

Deçan- Kryetari i Komunës së Deçanit, Musa Berisha, ka paralajmëruar padi për shpifje kundër kryeministrit Hashim Thaçi. Berisha nuk ka komentuar më shumë për sulmin që i ka bërë atij kreu i qeverisë. Ai i ka thënë KTV-së se nesër së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, do të dalë në një konferencë për media, për të hedhur poshtë deklaratat e Thaçit dhe aty do të jepen të gjitha argumentet kundër deklarimeve të kryeministrit.

Kreu i ekzekutivit ka thënë dje në Kuvendin e Kosovës se kryetari i Deçanit nuk e njeh Qeverinë e Republikës së Kosovës, për faktin se nuk ka pranuar shumë investime për zhvillimin e komunës që drejton ai.

Thaçi, ka theksuar se kryetari i Deçanit i ka refuzuar investimet e qeverisë në rrugë, për shkolla dhe për ujësjellës.

Edhe deputetët që vijnë nga Deçani kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit. Ata i kanë kërkuar kryeministrit që të japë llogari për këtë, ndërsa kanë thënë se qytetarët e Deçanit janë ndier të ofenduar.

Ndërsa, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës është pranë çdo qytetari të Kosovës dhe se edhe në të ardhmen do të mbështesë çdo iniciativë të tyre.

Deklarata e kryeministrit Thaçi ka vënë në pah bashkëpunimin në nivelin jo të duhur ndërmjet qeverisë dhe komunave, të cilat udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

///start-ktv///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›