Daçiç mohon: BIA jo në Kosovë; arrestimi politik
Beograd- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka mohuar se dy të arrestuarit nga Policia e Kosovës në Çagllavicë, në afërsi të Prishtinës, i takojnë shërbimit serb të zbulimit - BIA. 'Nuk është absolutisht e vërtetë se të arrestuarit janë anëtarë të strukturave tona të sigurimit. Që nga viti 1999, bazuar në Marrëveshjen e Kumanovës, MPB, dhe nga ky fakt as agjencitë e sigurisë dhe ato ushtarake, nuk kanë një anëtar të vetëm në Kosovë dhe Metohi', ka thënë Daçiç, për mediat e Beogradit.
Dy shtetas serbë dhe një shtetas i Kosovës, që të tre të nacionalitetit serb, janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, pasi janë kapur në flagrancë, në përpjekje për të bindur një person të dëshmojë të pavërtetën për “krimet” e UÇK-së.
Ata akuzohen se u kanë premtuar edhe personave të tjerë shpërblime deri në 100 mijë euro që të dëshmojnë kundër UÇK-së se kanë qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Burime të Express-it nga policia kanë thënë se faktet për përfshirjen e tyre në vepra penale janë të dokumentuara me incizime, fotografi dhe prova të tjera. Dhe se është vërtetuar se ata janë pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent të Serbisë - BIA.
///start-express///