E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i Kosovës i pakthyeshëm

Beograd- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stephen Wordsworth është shprehur qartë për mediat serbe se nuk do të ketë më bisedime për statusin e Kosovës. ‘Kosovën e kanë njohur 60% e shteteve të OSBE-së, 70% e shteteve të Këshillit të Evropës, dhe 80% e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian’, ka thënë Wordsworth për mediat serbe.

Wordsworth ka rikujtuar faktin se Kosova tashmë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe do të jetë edhe anëtare e Bankës Botërore – pandaj ka shtuar se, “nuk e shoh se si mund të ketë kthim prapa”.

“Tashmë duhet të gjejmë mënyrën që situata të jetë më e mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë atje dhe të normalizohen marrëdhëniet me të gjitha shtetet që rrethojnë Kosovën”, ka thënë ambasadori britanik, duke shtuar se “nga Serbia nuk kërkohet që ta njohë Kosovën”.

///start-telegrafi///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›