E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Arrestohen gjashte punonjes te policise se Serbise

Ne Kosove policia beri te ditur se jane arrestuar gjashte punonjes te Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise.

Ne nje njoftim te policise thuhet se ata jane arrestuar ne rajonin e Gjilanit ne Kosoven lindore gjate nje operacioni ne kuader te hetimeve per sic thuhet veprimtari  kriminale te strukturave te paligjshme te ministrise serbe te puneve te brendshme.

Arrestimet jane kryer nen dyshimin se ky grup personash kane kryer veprat penale sulm kunder rendit kushtetues juridik te Kosoves dhe pengim te personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare thuhet ne njoftimin e policise.

Gjate operacionit njesite e posacme te Policise se Kosoves kane kryer bastisje ne te pakten shtate shtepi dhe gjate kesaj kohe eshte konfiskuar nje sasi armesh e municionesh si dhe telefona kompjutere uniforma te policise serbe dhe kartela identifikuese te leshuara nga Ministria e Puneve te Brendshme e Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›