E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analisti Daniel Server flet mbi arritjen e marreveshjes ne Bruksel mes Prishtines dhe Beogradit

Pas vendimit te djeshem ne Bruksel shume zera ne Prishtine dhe Beograd jane shprehur kunder kesaj arritjeje. Por per analistin Daniel Server te dy palet kane perfituar nga marreveshja.

Beogradi  gjithnje e ka perqafuar rezoluten 1244 nga ana retorike nderkohe qe Prishtina ka qene hezituese rreth saj.

Ndersa Beogradi qe e perqafon kete rezolute nuk e respekton ate sepse ka deshtuar ne heqjen e institucioneve dhe forcave te sigurise nga Kosova qe nga koha e luftes. Marreveshja e arritur ne Bruksel eshte mjaft e mire dhe heq kete pengese nga rruga dhe e mundeson Bashkimin Evropian per nje marredhenie ligjore me Kosoven pa ofenduar pese vendet anetare te bllokut qe nuk e kane njohur Kosoven.

Po ashtu kjo marreveshje e sjell Serbine prane anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Si Kosova ashtu edhe Serbia kane perfituar nga marreveshja. Nuk mendoj se Kosova ka humbur ndonje gje te madhe dhe po ashtu nuk mendoj se Serbia ka humbur ndonje gje qe kishte me pare. Serbia nuk ka patur sovraniet mbi Kosoven per rreth 13 vite dhe nuk do ta fitonte me kete marreveshje.

Lidhur me kandidaturen e afert per Serbine qe flitet ne rajon per mendimin tim varet nga kancelarja Angela Merkel sepse eshte ajo qe ka percaktuar nje standart me te larte per Serbine.

Pranimi i kandidatures duhet te miratohet nga te 27 vendet anetare. Dhe kam degjuar se Rumania po nxjerr ne pah trajtimin e vlleheve ne Serbi. Heret a vone Serbia do te merrte statusin e vendit kandidat por ajo qe ka rendesi per mua eshte data e fillimit te negociatave.

shte shume e rendesishme per Beogradin qe te filloje te bashkepunoje ne riintegrimin e veriut me pjesen tjeter te Kosoves  ne baze te planit Ahtisari qe i mundeson veriut autoritet me te madh qeverises.

Ndersa per Prishtinen hapi tjeter i rendesishem eshte te fitoje sa me shume njohje dhe te punoje per futjen ne Asamblene e Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara. Lidhur me shenimin per Kosoven te them te drejten nuk me shqeteson.

shte shume e rendesishme te kuptohet kur flitet per rezoluten 1244 se nese Kosova eshte ndryshe nga shume provinca te tjera te botes eshte si rezultat i kesaj rezolute qe parasheh nje proces politik per te percaktuar statusin. Ky proces politik ishte procesi Ahtisari dhe nga pikpamja e procesit te njohjes se vendit eshte plotesuar.

Dhe tani ajo qe shpresojne jane jo vetem njohjet dypaleshe por edhe anetaresimi ne Asamblene e Pergjitheshme te OKB-se qe eshte bllokuar vetem nga vetoja e Rusise  dhe kjo mund te mos jete pergjithmone.

Mosperfshirja e deklarimit te pavaresise se Kosoves ne marreveshje nuk ishte fitore e madhe diplomatike per Serbine. Vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ishte nje mundje  e madhe per pikpamjen se Kosova  duhet ti nenshtrohet sovranitetit te Serbise. Vendimi i  Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ishte se deklarimi i pavaresise se Kosoves nuk ishte i paligjshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›