Vazhdon jehona e marreveshjes per perfaqesimin e Kosoves ne forumet rajonale
Ne Kosove vazhdon jehona e marreveshjes se djeshme per perfaqesimin e Kosoves ne Forumet rajonale. Opozita kete e sheh si kompromis ne dem te shtetesise se Kosoves ndersa qeveria dhe diplomatet perendimore thane se ky pajtim ishte zgjidhja me e mire e mundshme e cila i siguron Kosoves perfaqesim te barabarte dhe pershpejtim te rruges evropiane.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha pak pas arritjes se marreveshjes se nuk do te pranonte asnje marreveshje qe nuk e fuqizon shtetesine e Kosoves.
Kosova ka qene Republike edhe dje kur ne keto forume rajonale eshte perfaqesuar nga UNMIK-u dhe me mbishkrimin nen rezoluten 1244 dhe do te vazhdoj te jete Republike edhe sot. Tash e tutje nga sot do te perfaqesohet nga institucionet e saj nga njerezit e zgjedhur por dallimi eshte se UNMIK-u nuk do te jete ne tavolinen ku eshte Kosova do te jene perfaqesuesit legjitime te institucioneve te Republikes se Kosoves. Nuk do te jete UNMIK-u por do te kemi fusnote ta balancuar qe e prezanton opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per deklaraten e 17 shkurtit 2008 deklaraten e Kosoves se pavarur dhe sovrane tha kryeministri Thaci.
Ne Beograd thone ndryshe. Shefi i delegacionit te Serbise Borisllav Stefanovic ka deklaruar se Serbia nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves por perkundrazi i ka dhene jete Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ai u tha mjeteve serbe te informimit se kjo marreveshje nuk eshte e perkohshme dhe shenimi ne emrin e Kosoves nuk do te shkrihet sic ka thene shefja e delegacionit te Kosoves Edita Tahiri.
Nese dikush mendon se shenimi do te shkrihet mashtrohet fort. Dhe nese po perdoren metafora dimerore atehere me duhet te them se dimri i pakenaqesise se tyre nuk do te kaloje sepse ky shenim nuk do te skadoje tha Borisllav Stefanovic duke nenvizuar se gabohen ata qe mendojne se kjo marreveshje do te shtoj njohjet per pavaresine e Kosoves te cilen Serbia vazhdon ta kundershtoje.
Kundershtaret e marreveshjes ne Kosove thone se ajo e demton shtetesine e Kosoves. Levizja Vetevendosje ka paralajmeruar proteste per te henen kunder marreveshjes qe sipas udheheqesit te saj Albin Kurti e ben Kosoven me status te papercaktuar.
Kjo marreveshje nuk ka te beje vetem me perfaqesimin por edhe me bashkepunimin rajonal. Pra Republika e Kosoves kesisoj privatizohet. Ate mund tia shfaqim vetes sone por jo edhe te tjereve. Jemi Republike vete-me-veti. Mirepo kjo eshte saktesisht e kunderta e konceptit te Republikes tha zoti Kurti.
Kjo levizje ka filluar aksionin e mbledhjes se 10 mije nenshkrimeve te qytetareve per ta hedhur ne debat parlamentar kete ceshtje. Ky aksion pasoi refuzimin e partive tjera opozitare per te mbeshtetur nismen e Vetevendosjes per debat parlamentar.
Kryeministri Thaci tha se Kosova perfiton nga kjo marreveshje.
Dhe nuk po flas ketu vetem per liberalizimin e vizave apo marreveshjen tregtare por per nje proces te ri procesin e stabilizim asociimit qe eshte hapi i pare zyrtar ne procesin e anetaresimit te shtetit te Kosoves ne familjen e madhe Evropiane tha kryeministri Thaci.
Por analisti Shpend Kursani nga instituti KIPRED thote se perfitimet jane te pakta ne krahasim me kompromisin i cili ishte i panevojshem per...
Lidhja kontraktuale me Bashkimin Evropian nuk mund te behet pa u njohur nga pese shtetet e BE-se atehere ne qofte se pese shtetet e BE-se nuk e njohin si Republike e Kosoves mund te besh sa te duash kompromise por ato nuk te njohin. Shtrohet pyetja se a mund ato qe te njohin Kosoven me rezoluten 1244 ketu eshte dilema. Ne qofte se te njeh me kete fusnote dhe ne qofte se neser Spanja nenshkruan marredhenie me Kosoven atehere i bien qe ne menyre indirekte e ka njohur Kosoven. shte pyetja se a do ta beje Spanja ate. Kosova e ka bere kete kompromis pa marr garanci se Spanja dhe kater shtete tjera do ta njohin tha analisti Kursani.
Marreveshja nderkaq eshte mbeshtetur nga diplomacia perendimore ne Prishtine e cila vleresoi se ne kete menyre Kosova eshte afruar me shume me integrimet evropiane. Sot perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar tha nepermjet nje komunikate se Bashkimi Evropian beson fuqishem se kjo marreveshje eshte e mire per Kosoven per perparimin e saj dhe per te ardhmen e saj evropiane.