Përmirësohet gjendja e Nelson Mandelës
AFRIKË E JUGUT- Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Lajmi është bërë sot i ditur nga BBC, që shkruan se pas një operacioni gjendja e Mandelës është e qëndrueshme.
Ai u dërgua në spital gjatë natës pas një “ankese të gjatë për dhimbje barku”, për të cilën ishte e nevojshme vëmendja e duhur dhe e specializuar mjekësore.
Një zëdhënës i qeverisë tha se ish-udhëheqësi ishte i qetë shpirtërisht dhe mirë me shëndet. 93-vjeçari Mandela ka patur probleme të vazhdueshme shëndetësore gjatë viteve të fundit.
Nelson Mandela u tërhoq nga aktivitetet publike tetë vjet më parë dhe shfaqja e tij e fundit në publik ka qenë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Fituesi i çmimit Nobel për Paqen njihet në mbarë Afrikën e Jugut me pseudonimin Mandiba.
(ma.ar/BalkanWeb)