Denoncimi ODIHR-it po i behet presion per zgjedhjet

TIRAN- ODIHR-i nje prej dy organizatave qe do te certifikojne zgjedhjet e 8 majit eshte vene nen presion per te formuluar ne menyre pozitive raportin perfundimtar per keto zgjedhje. Agjencia e lajmeve Balkan Insight e cila citon nje nga vezhguesit e ODIHR-it por duke ruajtur anonimatin e tij shkuan se presioni ka ardhur nga dy diplomate perendimore te akredituar ne Tirane.
Ata nuk duan qe ne te raportojme cfare shikojme citohet te kete thene vezhguesi i ODIHR-it. Ky presion nga ambasadoret per ta embelsuar ate qe do te shkruhet ne raport eshte argumentuar nga ata si i nevojshem me qellim per te siguruar stabilitetin e vendit shkruan Balkan Insight. Burimi i Balkan Insight ka pohuar ODIHR nuk do te ndikohet nga presioni i dy ambasadoreve.
Gjithashtu vezhguesi ka deklaruar se diplomatet perendimore ne Tirane besojne se raporti i ODIHR-it per zgjedhjet e 2009-es ishte shume negativ duke i dhene mundesi opozites socialiste te drejten per te kontestuar rezultatet e zgjedhjeve.
Nga ana tjeter Giuseppe Milazzo zedhenesi i ODHIR-it ne Tirane ka mohuar te kete pasur presione. Nuk na eshte bere absolutisht asnje lloj presioni nga ndonje ambasade apo dikush tjeter ne lidhje me raportin e monitoruesve apo ne ndonje aspekt tjeter te misionit. Duam te theksojme perseri paanshmerine tone. Per ne vetem faktet e mbledhura gjate zgjedhjeve jane themeli metodologjise se punes.
Por pavaresisht nga garancite per paanshmeri nga zedhenesi Giuseppe Milazzo deklarata e vezhguesit te ODHIR-it per kete presion hap edhe njehere debatin per paanesine e arbitrave nderkombetare dhe rolin e tyre ne certifikimin e zgjedhjeve te 8 majit duke hedhur hije te forta dyshimi ne paanesine e perpilimit te raportit perfundimtar.