Aleanca për të ardhmen, sot hap zyrtarisht fushatën
TIRANE-Koalicioni “Aleanca per te ardhmen” hap sot zyrtarisht fushaten ne Tirane. Ne nje ceremoni ne Pallatin e Kongreseve, qe pritet te nise pasdite dhe me sloganin tashme te bere publike prej ditesh, E vetmja rrugë opozita do të beje publike alterantivat e saj, ne kembim te kerkeses per te marre votat e shqiptareve ne garen per pushtetin vendor.
Ne ceremoni do te jene te pranishem kreu i PS, Edi Rama dhe liderët e tjerë te opozites, te bashkuar ne ‘betejen’ elektorale kunder qeverise Berisha dhe ne gare me kandidatet e koalicionit te djathte.
Partia Socialiste ka bere me dije dje se Shqipëria do të njihet me ekipin që do të vazhdojë ndryshimin rrënjësor të bashkive e komunave që janë qeverisur deri më sot nga socialistët. “Shqiperia do njihet me vizionin e ri për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkëputen njëherë e mirë nga pushteti i Saliut dhe Ilirit dhe që në 8 maj jo vetëm do i thonë kurrë më korrupsionit dhe kusarisë, por do të votojnë masivisht për të vetmen rrugë, për Partinë Socialiste dhe kandidatët e Aleancës për të Ardhmen”
Fushata nderkaq ka nisur prej ditesh dhe Rama ka zhvilluar takime me banoret e Tiranes, duke ironizuar pushtetin dhe duke garantuar se socialistetjane e vetmja rruge per shpetimin e vendit nga pushteti qe ai e ka cilesuar jo vetem te korruptuar, por edhe vrases.