E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Te regjistrohen 8 kandidatet e PS-se ne Fier

TIRAN- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrezuar dje vendimin e KZAZ-se numer 19 te qarkut Fier e cila la jashte regjistrimit tete kandidatet e PS-se per zgjedhjet vendore. Behet fjale per kandidatet e bashkive Patos e Roskovec si dhe per kandidatet ne komunat Zharres Kuman Krujan Strume Ruzhdie dhe Portez.

Kandidatet jane paraqitur ne KZAZ me dosjet perkatese ne duar por u eshte thene se kane shkelur afatin. Socialistet e ankimuan kete ceshtje ne KQZ duke pretenduar se ku ne momentin qe ata kane shkuar per te dorezuar dokumentacionin per regjistrimin e kandidateve perfaqesuesit demokrat ne kete komision nuk kane qene te pranishem.

Ne shkuam ne KZAZ per te dorezuar dokumentacionin per regjistrim pa vajtur ora 12 por 12 pa 20. Aty nuk kishte komisionere dhe godina ishte e mbyllur. Kjo per ne do te thote se nuk zbatohen rregullat dhe ato norma qe kerkon dhe Kodi Elektoral deklaroi Xhevit Bushi kryetar i deges se PS-se ne Fier.

Nderkohe kryetari i KZAZ-se Viktor Mesutaj thote se ai ka pritur deri ne oren 24.00 sic eshte e parashikuar ne kod dhe kur socialistet nuk jane paraqitur ka mbyllur deren. KQZ ka shqyrtuar dje pretendimet e te dyja paleve dhe ka arritur ne konkluzionin se kandidatet e PS-se kane shkelur afatin per disa minuta por ata nuk duhet te privohen nga e drejta per te hyre ne zgjedhje.

Keshtu KQZ- urdheroi KZAZ-ne numer 19 qe te marre edhe nje here shqyrtim dokumentacionin e kandidateve dhe nese eshte ne perputhje me ligjin te pranohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›