Kosovë/ "Bechtel-Enka" fiton tenderin e rrugës Morinë-Merdarë
Kompania amerikano-turke "Bechtel-Enka" është shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës Morin-Merdarë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, i cili gjithësesi nuk ka saktësuar se sa do të jetë kostoja e ndërtimit.
Sipas mediave kosovare, të cilat kanë bërë një vlerësim të përafërt, kostoja e rrugës do të jetë nga 700 deri në 800 milionë euro.
Ndërkohë kompania "Bechtel-Enka" gjithashtu ka fituar tenderin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në Shqipëri.