E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baptista nuk do të transferohet tek Inter

Julio Baptista nuk do t'i bashkëngjitet Interit, pasi zikaltrit kanë dështuar të arrijnë marrëveshje me Romën.
Ditët e kaluara është thënë se dy klubet ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e brazilianit, mirëpo Sky Sport Italia thotë se marrëveshja ka dështuar dhe 'Bisha' do të qëndrojë në kryeqytet.
Roma dëshironte që Nicolas Burdisso (që është i huazuar te ata) të jetë pjesë e marrëveshjes, mirëpo duket se Interit nuk i kanë pëlqyer kërkesat e romakëve.
Kështu, Baptista do të jetë në dispozicion të trajnerit Claui Ranieri në ndeshjen kundër Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›