E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Debate rreth protestes se levizjes Vetevendosje

Udheheqesit e Levizjes Vetevendosje thane sot se jane te vendosur qe neser te bllokojne dy vendkalimet kufitare me Serbine ne funksion te sic thuhet zbatimit te masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine me gjithe thirrjet e autoritete vendase e nderkombetare qe te heqin dore nga keto plane. Ambasadat e Frances Gjermanise Italise Britanise se Madhe dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Prishtine kane shprehur shqetesimin ne tyre per planet e Vetevendosjes duke i bere thirrje asaj qe te permbahet nga cfaredo akti dhune ose provokimi ndaj policise se Kosoves.

Ne nje komunikate per opinion thuhet se veprimet e tilla jo vetem qe do te jene joligjore por po ashtu do te rrisnin tensionet politike ne Kosove dhe do te ndikonin negativisht ne imazhin e saj jashte vendit. Duke terhequr verejtjen se Vetevendosje do te jete pergjegjese per pasojat e veprimeve te saja ata theksojne se asnje parti politike nuk gezon pushtetin jashteligjor per te marre ligjin ne duart e veta e as per te zbatuar njeanshem interpretimin e vete te akteve ligjore.

Shqetesimin e saj e ka shprehur edhe presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga sipas se ciles percaktimi i Vetevendosjes per te dale ne rruge nuk eshte shterje e mundesive te veprimit brenda institucioneve. Duke kundershtuar veprimet qe pengojne levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave presidentja Jahjaga ka nenvizuar ne nje komunikate per opinion se Kosova ka nevoje per hapje te kufijve per marredhenie te mira nder-fqinjesore me te gjitha shtetet dhe per anetaresim te plote ne te gjitha strukturat organizatat dhe mekanizmat nderkombetare. Ajo u ka bere thirrje qytetareve te mos bllokojne rruget te mos bllokojne vendkalimet kufitare me shtetet e tjera dhe te mos pengojne lirine e levizjes se njerezve dhe te mallrave.

Perfaqesuesi i  Posacem i Bashkimit Evropian ne Kosove Fernando Gentilini tha se aksioni i neserm nuk do te jete i dobishem  per te ardhmen e Kosoves ne Bashkimin Evropian dhe nuk do te ndihmoj  ne normalizimin e marredhenieve fqinjesore me Serbine.  Tregu i perbashket  duke perfshire lirine e levizjes per njerezit dhe mallrat si dhe marredheniet e mira fqinjesore jane nder vlerat thelbesore evropiane dhe shume te rendesishme per cdo kandidat potencial per Bashkimin Evropian.

Kryetari levizjes Vetevendosje Albin Kurti tha sot se protesta e neserme nuk do te bllokoje levizjen e qytetareve.

Protesta jone e neserme eshte proteste paqesore e cila nuk do te pengoj qarkullimin e lire te qytetareve nuk do ti bllokoje qytetaret por do te bllokoje hyrjen e Serbise ne Kosove. Reciprociteti eshte vlere e Bashkimit Evropian shtetet ne Bashkimin Evropian e njohin njera tjetren dhe jane ne marredhenie reciproke. Nuk ka asnje shembull ne bote ku dy shtete nuk kane marreveshje te paqes dhe qe nuk e njohin njera tjetren megjithate kane marreveshje te tregtise te lire sic eshte rasti me Kosoven e Serbine tha ai.

Zoti Kurti tha po ashtu se protesta nuk ka te beje me qytetaret serb as te Kosoves dhe as te Serbise.

Kjo proteste paqesore nuk eshte kunder serbeve as kunder serbeve ne pergjithesi e as kunder serbeve te Kosoves ne vecanti perkundrazi ne serbet e Kosoves i konsiderojme qytetare te barabarte te Republikes se Kosoves dhe protesta jone paqesore eshte e drejtuar kunder Serbise e cila prej Kushtetutes se saj ku shkruan qe Kosova eshte pjese e Serbise e deri te deklaratat e qendrimet dhe sjellja e nepunesit apo zyrtarit me te ulte shteterore ka qendrime kunder pavaresise se Kosoves dhe plane anti-shqiptare tha zoti Kurti.

Vetevendosje kritikon qeverine qe sipas tij nuk po zbaton vendimin e Parlamentit te Kosoves per vendosjen e masave te ndersjella me Serbine. Plani i levizjes vetevendosje qe eshte mbeshtetur nga disa organizata jopolitike nuk eshte perkrahur nga partite ne opozite te cilat kerkojne zgjidhjen e ceshtjeve ne rruge institucionale. Debatet rreth kesaj ceshtjeje kane nxitur shqetesimet e nje pjese te skenes politike per mundesine e shkallezimit te situates. Udheheqesit e levizjes Vetevendosje thane se disa qindra veprimtare te saj do te jene te angazhuar ne sigurimin e mbarevajtjes se protestes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›