E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hoxhaj denon bllokimin e kufirit te paralajmeruar nga Vetvendosje

Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane denoi sot bllokimin e kufirit me Serbine te paralajmeruar nga Levizja Vetvendosje

Nje dite me pare edhe ministria e jashtme shqiptare i cilesoi si esktremiste thirrjet per proteste te Levizjes Vetvendosje drejtuesi I se ciles Albin Kurti nga Tirana ftoi edhe qytetaret shqiptare qe tI bashkoheshin manifestimit te tyre ne pikat e Merdares dhe Dheut te Bardhe.

Gjate vizites ne Tirane ministri Hoxhaj nenshkroi me homologun e tij Edmond Haxhinasto edhe nje marreveshje sipas se ciles ambasadat e Shqiperise ne bote do te ofrojne sherbimet konsullore edhe per qytetaret e Kosoves ne shtetet ku Kosova nuk ka perfaqesi diplomatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›