E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Dhjetera te lenduar e mbi 100 te arrestuar ne protestat e levizjes Vetevendosje

Disa dhjetera persona jane lenduar dhe rreth 150 te tjere jane arrestuar gjate nderhyrjes se policise per te shperndare protestat e levizjes Vetevendosje ne hyrje te qytetit te Podujeves rreth 40 kilometra ne veri te Prishtines dhe ne afersi te vendkalimit kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise tek Dheu i Bardhe rreth 70 kilometra ne lindje te Prishtines. Policia perdori gazin lotsjelles topat e ujit dhe shkopinjte e gomes per te shperndare turmen prej qindra protestuesve te cilet hodhen gure dhe shishe mbi policine.

Policia tha se te pakten 31 pjesetare te saj jane plagosur ndersa jane ndaluar rreth 150  protestues. Sipas policise mbi 20 protestues jane lenduar ndonese Levizja Vetevendosje pohon se numri i tyre eshte me iu larte.

Ne mesin e te arrestuarve ka edhe deputete te Parlamentit te Kosoves nga radhet e levizjes Vetevendosje.

Nje ore pas mesdites policia ndaloi ne hyrje te Podujeves grupet e protestuesve disa kilometra larg vendkalimit kufitar ne Merdare ne veri te Prishtines dhe tek Dheu i Bardhe. Me moton Serbia nuk kalon levizja vetevendosje kishte planifikuar per te bllokoje dy vendkalimet kufitare me Serbine ne funksion te sic thuhet zbatimit te masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine. Udheheqesit e saj thane se protesta pasoi refuzimin e qeverise se Kosoves per te zbatuar vendimin e Parlamentit te Kosoves te 7 dhjetorit te vitit te kaluar per vendosjen e masave te ndersjella me Serbine.

Qeveria e Kosoves cila reagoi sot duke shprehur sic thuhet keqardhje per veprimet e dhunshme te Levizjes Vetevendosje te drejtuara kunder pjesetareve te policise se Kosoves te cilet jane ne mbrojtje te rendit dhe ligjit. Ne nje komunikate per opinion thuhet se Qeveria e Republikes se Kosoves iu ben thirrje krereve te Levizjes Vetevendosje qe te shmangin perdorimin e dhunes dhe perpjekjet per te penguar levizjen e lire te garantuar me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.

Qeveria e Republikes se Kosoves qendron fuqishem ne mbeshtetje te policise se Kosoves e cila me profesionalizem eshte duke mbajtur nen kontroll te plote situaten thuhet mes tjerash ne reagimin e qeverise e cila kundershtuar fuqishem planet e levizjes vetevendosje. Keto plane jane kundershtuar edhe nga institucionet tjera vendase e nderkombetare te cilat kane shfaqur shqetesimin per mundesine e shkallezimit te situates dhe pasojat qe mund te kene per imazhin e Kosoves. Protestat nuk jane mbeshtetur as nga pjesa tjeter e partive opozitare te cilat kane kerkuar zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve nepermjet institucioneve.

Nderkaq vezhguesit e Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut thane se nderhyrja e policise ishte e ngutshme dhe e panevojshme sepse askush nuk ka qene i rrezikuar gjate kohezgjatjes se protestes dhe se protestuesit nuk kane provokuar dhunen apo nderhyrjen. Nderkaq policia thote se ka perdorur forcen ne pajtim me ligjin dhe rregullat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›