Topi: Mbështetja e SHBA inkurajim për reformat demokratike
TIRANË- Presidenti Topi priti sot në një takim Kongresmenin Amerikan Stiv Çebot dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë. Duke shprehur mirënjohje për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë, Topi u shpreh se Shqipëria e konsideron nder përkrahjen që po i bën Amerika.
“Ne e konsiderojmë përkrahjen e vendit të vlerave të demokracisë më të madhe në botë një nder, inkurajim e përgjegjësi, për vazhdimësinë e reformave drejt demokratizimit të plotë e funksional të Shqipërisë”,- u shpreh presidenti Topi.
Kreu i shtetit bëri një panoramë të përmbledhur të zhvillimeve politike në vend, ku nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional të klasës politike shqiptare, nën një kulturë bashkëkohore komunikimi, si element i domosdoshëm i demokracisë dhe një parakusht për realizimin e reformave dhe proceseve të rëndësishme integruese të vendit tonë, sidomos i reformës në drejtësi.
Duke u ndalur ne zhvillime ne rajon, Topi nënvizoi rolin moderator të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar në rajon, për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan.
Nga ana e tij kongresmeni Cobet, theksoi rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë, të funksionimit normal të institucioneve të pavarura dhe domosdoshmërinë e kryerjes së reformave të nevojshme në Shqipëri. Kongresmeni Cobet shoqërohej në këtë takim nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Alekandër Arvizu.
(el.me/BalkanWeb)