Aksioni i "VV" në kufi, arrestohet Ahmeti dhe 3 deputetë tek Dheu i Bardhë

KOSOVE - “Sot, Serbia nuk kalon” – është ky slogani i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, në protestën që po zhvillohet në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me shtetin serb, përkatësisht në Merdare dhe në Dheun e Bardhë. Pavarësisht kritikave të ashpra dhe thirrjeve për të mos e zhvilluar aksionin në pikat kufitare, lëvizja "Vetëvendosje” nisi rreth orës 13:00 protestën e paralajmeruar në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Policia hap rrugën Besianë-Merdarë
Ora 17:35 Policia e Kosovës, ka mundur të shpërndajë turmën e protestuesve, të cilët ndodheshin në rrugën
Besianë – Merdarë. Policia njofton se tashmë kjo pikë kontrollohet nga forcat e policisë. Mediat kosovare bëjën me dije se në vendngjarje ndodhen edhe ambulanca, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë për shpëndrarjen e protestuesve është lënduar një polic dhe disa protestues. Ndërkohë, policia bën me dije se ka nisur aksionin për shpërndarjen e protestuesve edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Arrestohet nënkryetari i VV, Shpend Ahmeti
Ora 17: 30 Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, njoftohet se është arrestuar nga policia e Kosovës, raporton Express. Ahmeti ka qëndruar sot në rrugën që çon për në Merdare. Mësohet se deri tani janë arrestuar rreth 50 anëtarë të Vetëvendosjes si dhe janë lënduar 13 policë. Po ashtu, mësohet se është arrestuar edhe aktivisti i Vetëvendosjes nga Tirana, Arbër Zajmi. Të arrestuar janë edhe: Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.
Qeveria e Kosovës: Keqardhje për veprimet e dhunshme të VV
Ora 17:26 Qeveria e Kosovës ka reaguar në orët e pasdites për situatën e tensionuar të krjuar në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit. Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangën nga përdorimi i dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm në mbështetje të policisë së Kosovës e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh konsideratën e lartë për maturinë dhe sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave politike, shoqërisë civile dhe informimin profesional të mediave. Sjelljet e tilla janë në përputhje të plotë me vlerat civilizuese perëndimore dhe synimet tona për integrime euro-atlantike”,- thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.
Policia ultimatum 30 minuta për shpërndarjen e protestuesve
Ora 17:20 Policia e Kosovës ka dhënë një ulimaturm prej 30 minutash protestueseve të Dheu i Bardh që të tërhiqen nga rruga.
Në të kundërtën, policia pritet t’i shpërndajë me forcë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të mbledhur afër kësaj pike kufitare. Policia ka shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në rrugën që çon për në Merdare, ndërkohë që pritet që I njëjti veprim të ndodhë edhe te Dheu i Bardhë.
Policia rifillon ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë
Ora 17:15 Policia e Kosvës pas gjysëm ore pushim ka nisur aksionin për shpërndarjen e protestuesve. Me gazlotsjellës dhe ujë të ujë policia po mundohet të shpërndajë protestuesit që ndodhen në magjistralën për në Merdarë. Polica po mundohet të shpërndajë edhe protestuesit që ndodhen në qytetin e Besianës. Ndërkohë më herët nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend ahmeti konfirmoi ringrumbullimin e protestuesve, ndërkohë që u shpreh se ato nuk do të zbarpsen deri në aktivistin e fundit, pa arritur kërkesat e tyre.
VV: Nuk zmbrapsemi deri në aktivistin e fundit
Ora 16:45 - Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka deklaruar për Kosovapress se nuk do të zmbrapsen deri në aktivistin e fundit.
“Turmat e protestuesve janë duke u shtuar. Janë duke ardhur edhe dy autobusë nga Tirana dhe tre autobusë tjerë nga Prishtina. Ne nuk jemi duke e penguar lëvizjen e lirë, jemi duke i penguar vetëm maunat me mallra serbe. Deri më tani nuk ka mundur të kalojë asnjë maunë me mallra serbe”, tha Ahmeti.
Policia: 42 persona të arrestuar, 13 policë të lënduar
Ora 16:30 - Policia ëe Kosovës në një njoftim të dytë ka njoftuar se gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve ka hasur në rezistencë active nga ana e protestuesve, të cilët kanë sulmuar me mjete të forta, ku 13 policisë kanë mbetur të plagosur.
“Në bazë të informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore deri në këto momente katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë ndërhyrjes policore janë ndaluar deri në këto momente 42 persona te cilët janë shoqëruar në stacionin policore për procedure te mëtejshmee hetimore”,-thuhet në komunikatën e tretë shtyp të policisë së Kosvës. Policia e Kosovës bën me dije se gjatë ditës se sotme lëvizja e lirë e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si në Merdare dhe tek Dheu i Bardh.
“Gjatë ditës kanë hyrë automjete të ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra, të cilat kanë kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të kryej të gjitha dëtyrat e saj konform autorizimeve të saj ligjore”.
VV: 30 Protestues po mbahen në polici
16:12 - Ndryshe nga deklarata e policisë kosovare, lëvizja Vetëvendosje bën me dije se 30 protestues janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në stacionin policor në Besianë. Ndërkaq, dy protestues, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata ndodhen në spital, ku po marrin mjekimet e nevojshme.
Mallrat serbe fillojnë të hynë në Kosovë
Ora 16:10 - Pas shpërndarjes së protestuesve në Besianë nga Policia, raportohet se kamionë me mallra serbë kanë filluar të hyjnë në territorin e Kosovës. Mediat kosovare bëjnë me dije se pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, policia kosovare ka lejuar që kamionët serbë të hynë Kosovë duke i shoqëruar në masa të rrepta sigurie.
Kurti: Qeveria nuk po respekton Kushtetutën
Ora 16:07 - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i është drejtuar turmës, e cila ndodhet në Besianë, duke u thënë se Qeveria nuk po e respekton mocionin për reciprocitet të miratuar në 7 dhjetor të vitit të kaluar. “Në bazë të Kushtetutës, Qeveria e Kosovës obligohet që të zbatoj vendimet që dalin nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Kurti. Për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. “Policia e Kosovës nuk ka ofruar ndihmë për të plagosurit dhe të lënduarit e Vetëvendosjes. Përkundrazi, i kanë tërhequr zvarrë dhe arrestuar”, ka thënë Behxhet Shala nga KMDLNJ.
Policia: 10 policë të plagosur, ndalohen 18 protestues
Ora 16:05 - Nëpërmjet një deklaratë dërguar mediave, policia e Kosovës njofton se pas bllokimit te rrugëve nga ana e protestuesve në hyrje të Podujevës, rreth orës 14:12, policia e Kosovës ka urdhëruar protestuesit qe brenda 15 minutave të lirojnë rrugën për qarkullim të lirë të qytetarëve. Policia bën me dije se pasi urdhri i saj për zhbllokimin e rrugëve nuk ëhstë zbatuar nga ana e protestuesve, policia është detyruar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e rrugës dhe sigurinë e lëvizjes se lirë. Gjatë ndërhyrjes policia ka hasur në rezistencë aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe sende tjera) ku si pasojë mbeten të plagosur 10 policë, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore. Si pasoje e rezistencës nga ana e protestuesve Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin e ftohtë për shpërndarjen e turmës, për të vënë situatën nënë kontroll. Gjatë ndërhyrjes së policisë janë ndaluar 18 persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.
Dheu i bardhe, VV: Situata e qetë
Ora: 15:55 - Aktivisti i Vetëvendosjes Liburn Aliu konfirmon për NEWS24 se protestues të shumtë po qëndrojnë në pikën Dheu i Bardhë, duke bllokuar rrugën.
“Jemi në pikën Dheu i Bardhë dhe është bllokuar rruga. Situata e qetë. Protesta jonë do vazhdojë derisa qeveria të zbatojë masat e reciprocitetit”, - konfirmoi aktivisti i Vetëvendosjes.
VV: Kurti pati dëmtime të lehta, tani ndodhet mes protestuesve
Ora:15:45 - Dejona Mihali, aktiviste e Vetëvendosjes konfirmon për NEWS24 nga rrugët e Besianës, lajmin se Albin Kurti nuk është arrestuar.
“Albin Kurti nuk është arrestuar, ka patur një moment tensioni. Ai është lënduar dhe ka marrë ndihmë mjekësore, Kurti është këtu, jemi në rrugët e Besianës, është qetësuar situata se jemi spostuar. Kurti ndodhet në rrugë dhe protesta vazhdon”, - konfirmoi aktivistja e Vetëvendosjes, e cila ndodhet bashkë me grupin që po tenton të futet në pikën kufitare të Merdarës.
Aktivistja thekson se aksioni i Vetëvendosjes do të vijojë deri në zbatimin e reciprocitetit nga ana e qeverisë kosovare.
“Ne e kemi e shpjeguar deri në momentin që do ketë reciprocitet të plotë. Do zbatojmë vendimin e Kuvendit. Rezistencë paqësore. Policia mundon të na largojnë me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion, por nuk mundet të na largojmë se jemi më shumë. Do vijmë dhe nesër”,- bëri me dije aktivistja e VV.
Lejohen te kalojnë mbështetësit e nisur nga Tirana
Ora: 15:38 - Policia e Kosovës ka lejuar të kalojnë në këmbë mbështetësit e nisur nga Tirana, te cilët ishin bllokuar për disa orë në piken kufitare të Vernicës. Gentian Sala, i kontaktuar me telefon nga redaksia e BakanWeb, ka konfirmuar se policia e Kosovës ka lejuar aktivistët e nisur nga Tirana të kalojnë në këmbë pikën kufitare, ndërkohë nuk janë lejuar të kalojnë autobusët, me të cilët kishin ardhur deri në kufi, për mungesë dokumentacioni. Ai konfirmon se tani do të drejtohen drejt pikave kufitare të Merdarës dhe te Dheut te Bardhë, per t'iu bashkuar aktivistëve te tjere.
Policia: Albin Kurti nuk është arrestuar
Ora: 15:30 - Policia e Kosovës nëpërmjet të zëdhënësit të saj Brahim Sadriu, ka konfirmuar se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk është arrestuar. “Jo! Albin Kurti nuk është i arrestua”,- ka thënë Sadriu, për mediat Express.
Ndërkohë mësohet se policia është duke vazhduar aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar. Në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Përkundër ndërhyrjes së policisë, protestuesit po vazhdojnë qëndrojnë në vendin e quajtur qershiat e Llapashticës (Besianë).
Podujevë, policia gaz lotsjellës ndaj protestuesve, arrestohet Kurti
Ora: 14:45 - Policia e Kosovës nisi aksionin për lirimin e rrugës në Podujevë. Ata kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët i janë përgjigjur me gurë.
Raportohet se policia ka arrestuar disa aktivistë, mes të cilëve edhe kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Të arrestuarit e tjerë: Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi dhe disa aktivistë të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.
Ndërkohë protestuesit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme, duke u strehuar në oborret e shtëpive përreth për shkak të gazit lotsjellës.
Aksioni i policisë për shpërndarjen e protestuesve ende po vazhdon!
Policia ultimatum, 5 minuta kohë për ta liruar rrugën
Ora: 14:22 - Reporterët e “Zëri”-it në Kosovë bëjnë të ditur se policia ka kërkuar nga protestuesit e Vetëvendosje-s që të lirojnë rrugën duke u dhënë një afat prej pesë minutash që ta bëjnë një gjë të tillë. Në të kundërt policia do të detyrohet të ndërhyjë për të liruar qarkullimin e mjeteve në kufirin me Serbinë.
Lirohen 2 aktivistët shqiptarë
Ora: 14:00 - Aktivistët shqiptarë tentuan të kalojnë në këmbë kufirin me Kosovën por u ndaluan nga policët kosovarë, të cilat janë të shumtë edhe në kufirin me vendin tonë.
Aktivistët Elton Ndeka dhe Klodian Hisa u ndaluan për disa orë dhe tashmë vijojnë të qëndrojnë në tokën neutrale së bashku me mbështetësit e tjerë që u nisën nga Tirana në orët e para të mëngjesit.
Kurti: Protestoni në mënyrë paqësore
Ora: 13:45 - Gjatë një fjalimi të mbajtur para më shumë se 200 protestuesve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithëve të protestojnë në mënyrë paqësore kundër moszbatimit të mocionit të reciprocitetit të Kuvendit të Kosovës me Serbinë.
Albin Kurti tha se me bllokimin e rrugës nga Policia e Kosovës, qeveria e Kosovës po bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në territorin e Kosovës, ndërsa po lejon qarkullimin e makinave dhe mallrave serbe për në Kosovë.
Sipas Kurtit, që nga dita e sotme e protestës asnjë kamion serb nuk është futur në Kosovë dhe ky ishte qëllimi i tyre. Ai ka përsëritur disa herë që mos të preket asnjë polic i Kosovës me dorë dhe se protesta të jetë sa më paqësore.
Kurti ka thënë gjithashtu se do të lejojë të gjithë automjetet e shqiptarëve nga Kosova që vinë nga shtetet perëndimore që të kalojnë, por jo ato serbe.
Policia konfiskon batanijet dhe tendat e protestuesve
Ora: 13:40 - Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se policia u ka konfiskuar aktivistëve të gjitha sendet që kishin me vete, si batanijet dhe tendat.
Disa nga aktivistët kanë refuzuar t’i dorëzonin sendet e tyre, duke kërkuar urdhër me shkrim për konfiskimin e gjërave të tyre personale, pasi siç kanë thënë ata, nuk është e jashtëligjshme mbajtja e batanijeve.
Në shenjë revolte disa nga aktivistët kanë zhveshur edhe rrobat dhe iu kanë dhënë policëve.
Situatë e tensionuar në Podujevë
Ora: 13:37 - Sipas mediave kosovare, protestuesit e Vetëvendosjes dhe forcat e policisë janë konfrontuar në Podujevë. Policia i ky shtyjë protestuesit për rreth 10 metra prapa, duke u kërkuar që të largohen më tej në mënyrë që rruga të mos mbetet e bllokuar, ndërsa protestuesit nuk dëshirojnë që të largohen, por të mësyjnë kufirin.
Në këtë tubim janë të grumbulluar rreth 200-300, ndërsa edhe disa autobusë janë duke arritur në vend të ngjarjes.
Aktivistët nga Tirana bllokohen në Vermicë
Ora: 13:28 - Aktivistët e nisur nga Tirana në mbështetje të aksionit të lëvizjes Vetëvendosje vijojnë të jenë të bllokuar në Vermicë, pasi autoritetet kufitare nuk kanë lejuar kalimin e autobusëve të tyre.
Në një lidhje telefonike në NEWS24, aktivisti Gentian Sala bëri të ditur se ata po presin prej dy orësh për të kaluar kufirin, por autoritetet kanë ngritur dyshime rreth dokumentacionit të autobusëve me të cilët udhëtonin. Sipas Salës, rreth 100 aktivistët e nisur nga Tirana janë bllokuar në tokën neutrale, në Vermicë, pasi nuk lejohen të vijojnë as udhëtimin në këmbë.
Ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë të presin derisa të lejohet kalimi i tyre drejt pikës kufitare të Merdarës, ku do t’i bashkohen mbështetësve të Vetëvendosjes.
Forca të shumta police në Merdarë, postbllok te Dheu i Bardhë
Ora: 12:35 - Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë vendosur në pikën kufitare në Merdarë. Në këtë pikë vërehen edhe automjete të blinduara të PK-së, si dhe automjete tjera, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it. Ndërkaq, siç raporton gazeta “Zërit”, mësohet se edhe gjatë rrugës Prishtinë-Merdarë, ka numër të shtuar të forcave policore ndërsa numri më i madh i tyre është i përqendruar në hyrje të qytetit të Podujevës.Policia po kontrollon pothuajse të gjitha automjetet që mësyjnë kufirin.
Ndërkohë në hyrje të pikës kufitare drejt Serbisë, Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka ngritur një postbllok.Dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë stacionuar në udhëkryqin Kamenicë-Dheu i Bardhë, ku po kontrollojnë të gjitha lëvizjet e automjeteve, ndërsa pak minuta më parë kanë ndalur një autobus me aktivistë të Vetëvendosjes, të cilin nuk e kanë lënë që të shkojë te pika kufitare.
Morinë, vonohen autobusët me aktivistë shqiptarë
Ora 12:10 - Aktivistët shqiptarë që janë drejtuar drejt Kosovës, në mbështetje të protestës së paralajmëruar të lëvizjes Vetëvendosje, vazhdojnë të presin prej rreth një ore në pikën kufitare të Morinës. Aktivistët pretendojnë se autoritetet kufitare po vonojnë qëllimisht procedurat për të mos lejuar mbërritjen e tyre në kohë në protestën e orës 13:00.
Sipas aktivistëve, të gjitha makinat e tjera kanë mbaruar procedurat në një kohë të shkurtër dhe kanë kaluar kufirin, përveç dy autobusëve me mbështetës shqiptare të Vetëvendosje-s, të cilëve u është kërkuar të ribëjnë listën e pjesëmarësve.
“Në fillim na thanë që nuk punon sistemi, tani na kërkojnë të ribëjmë listën e pjesëmarrësve. Makinat e tjera po kalojnë drejt Kosovës,vetëm 2 autobusët nuk lejohen të kalojnë. Ka 1 orë që nuk po verifikohet asgjë.” - shprehen aktivistët.
Nisën drejt Kosovës aktivistë nga Tirana
Ora: 08:00 - Dy autobusë nga Tirana janë nisur sot drejt Kosovës rreth orës 7:00 të mëngjesit nga stadiumi ’Qemal Stafa’. Rreth 100 mbështetës të "Vetëvendosje”-s do t’i bashkohen protestës së sotme në pikat kufitare me Serbinë. Dy autobusët e nisur nga Tirana kanë një flamur kombëtar në pjesën ballore të tyre.
Ndërkohë, organizatorët nga Shqipëria thonë se qytetarë të tjerë nga qytetet, Durrës, Vlorë dhe Shkodër janë nisur drejt Kosovës me automjetet e tyre private.
Ditë më parë, në rrjetin social Facebook kreu i "Vetëvendosje”-s Albin Kurti bëri thirrje për pjesëmarrje në këtë aksion.
Policia e Kosovës merr masa
Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së “Vetëvendosje”-s , për këtë arsye ka hartuar edhe urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë”.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është siguria e përgjithshme, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërisë së ligjit, pastaj shtimi i masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj, kurse në fund edhe fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare, etj.
Policia bëri të ditur se nuk do të lejojë asnjë bllokim të rrugëve si dhe asnjë qasje të protestuesve afër vendkalimeve kufitare dhe as bllokimin e tyre sipas tendencës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e “Vetëvendosje”-s.
Policia sqaron se nëse është e nevojshme do t’i ndalojë të gjithë qytetarët që pretendojnë të vijnë nga shtetet fqinje dhe që me veprimet e tyre do të cënojnë sigurinë e vendit si dhe të prishin rendin e qetësinë publike.
Kurti: Protesta zhvillohet në momentin e duhur
Kryetari i “Vetëvendosje”-s Albin Kurti këmbëngul se organizimi i protestës zhvillohet në kohën e duhur dhe në formën e duhur.
"Protesta zhvillohet në momentin e duhur, pasi pritëm gati dy javë që qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e marrë më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Parlamenti, që Kosova të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.”-shprehet Kurti.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aksioni i 'VV', SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Bëni kujdes! VIDEO: Mbështetës nga Tirana drejt Kosovës FOTO: Nisja e aktivistëve nga Tirana FOTO: Protesta në Merdarë FOTO: Podujevë, policia gaz lotsjellës ndaj protestuesve