E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sharron hekurat e burgut, arratiset shqiptari

Mediat italiane kanë bërë të ditur se një i dënuar shqiptar është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu në të cilinvuante dënimin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun Regina Coeli, në kryeqytetin italian, Romë. Kështu shqiptari, në bashkëpunim edhe me një rumun, kanë sharruar hekurat e qelisë dhe më pas kanë zbritur me nga kati i tretë i ndërtesës duke përdorur disa çarçafë. E gjithë kjo situatë ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i të dënuarve. Mbipopullimi i burgut dhe pamundësia për të kontrolluar të burgosurit, ka favorizuar arratisjen e shqiptarit nga burgu. Forcat policore kanë nisur aksionin për zbardhjen e ngjarjes dhe për lokalizimin e të arratisurve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›