E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Digjen dy makina prone e pjesetareve te komunitetit serb

Ne Kosove zyrtaret e policise tha se ne oret e hershme te mengjesit te sotem ne veri te vendit jane djegur dy makina prone e dy pjesetareve te komunitetit serb.

Incidentet te cilat kane ndodhur ne komunen e Zvecanit dhe ne veriun e Mitrovices dy zona keto te banuara me shume serbe kane kaluar pa pasoja ne njerez. Autoritetet e policise thone se jane duke zhvilluar hetime intensive por ende nuk dihet asgje per autoret apo motivet e mundshme te incidenteve. Policia i cilesoi incidentet si shkaktim te rrezikut te pergjithshem.

Policia nuk beri te ditur identitetin e te demtuarve por burimet lokale thone se pronaret e makinave jane te afert me institucionet e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›