Sfida për Luan Krasniqin: Do ta fitoj duelin me rusin
BERLIN-Boksieri kosovar Luan Krasniqi ka besim se do të fitojë ndaj rusit Alexander Dimitrenko, ndeshje kjo që zhvillohet në Gjermani më 28 nëntor. Po ashtu, ai është i vetëdijshëm se çfarë domethënie ka kjo luftë për të. Boksieri 38 vjeçar dëshiron ta mundë kundërshtarin rus, për të dëshmuar se ai është i aftë të luftojë për titullin e kampionit të botës.
“Është kjo mundësia ime e fundit, por akumulatori im është i mbushur, jam i përgatitur dhe nuk kam se çfarë të humb”, ka thënë Krasniqi.
Me fitoren kundër Dimitrenkos, Krasniqi dëshiron të dëshmojë se ai është i aftë që të luftojë për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.
“Më 28 nëntor në Oberhausen do të bëj të njëjtat gjëra, të cilat i kam bërë edhe në meçin e parë, me një përjashtim. Në duelin e bërë, dëshira ime ishte që ta rrëzoj Dimitrenkon deri në raundin e tretë. Kjo taktikë ishte e gabuar. Do të përmbahem dhe do të luftoj në mënyrë të llogaritur”, theksoi Krasniqi i cili meçin e parë e pati humbur në përballje me Dimitrenkon.
“Nga epilogu do të varet se a do të jetë ky dueli im i fundit. Në anën tjetër, nuk synoj që të dal sërish në ring në moshën 40 vjeçare. Tani kam 38 vjet dhe së shpejti do të mbush 39. Më gëzon fakti se simpatizuesit dëshirojnë të më shohin edhe një herë në ring. E di dhe e ndiej se do të më ofrohet sërish mundësia për të luftuar për titullin e kampionit të botës. Përfundimisht nuk do të ketë një meç të tretë me Dimitrenkon”, ka përfunduar Krasniqi
Edhe trajneri i Luan Krasniqit, Valentin Silaghi beson se boksieri kosovar do të triumfojë në përballje me Alexander Dimitrenkon, ndeshje kjo që zhvillohet më 28 nëntor. Silaghi ka thënë se Krasniqi është përgatitur mirë për këtë luftë.
Silaghi beson se boksieri me prejardhje nga Juniku i Gjakovës do të largohet prej ringut si fitimtar nga përballja e tij me Dimitrenkon.
Ai ka thënë se Luan Krasniqi ka stërvitur shumë për ta mposhtur boksierin rus, ndeshje kjo që zhvillohet në Arena Oberhausen.
“Luani ka mbetur i njëjtë dhe vlerat e tij flasin për të. Gjatë dy viteve të kaluara ai është trajnuar mjaft mirë. Shpejtësia e tij do ta përcaktojë epilogun e duelit. Dhe në këtë fushë Luani ka punuar shumë”, ka deklaruar Silaghi për ueb faqen schëarzëaelder-bote.de.
“Luani e di se çfarë është në lojë. Ai nuk ndien ndonjë trysni të shtuar para duelit. Por, përkundrazi”, ka shtuar ai.