Britani, leksione seksi edhe në kopshte
LONDER- Për të parandaluar përhapjen e SIDE-s dhe të shtatzanive në një moshë fare të re qeveria britanike ka vendosur të ndërmarrë një plan të ri shkollor.
Duke filluar nga viti 2011 edukata seksuale do të jetë pjesë e mësimit edhe për fëmijët e moshës 5 vjecare.
Fëmijët duhet detyrimisht të ndjekin edhe kurset mbi efektet e drogës, SIDE-s , shtatzanisë dhe marrëdhënieve sentimentale (madje dhe homoseksuale) shkruan 'Daily Telegraph',
Nuk mund të përjashtohen nga zbatimi i kësaj rregulloreje didaktike as shkollat fetare të cilat – ka paralajmëruar ministri i Politikave Familjare Ed Balls- mund të mbajnë leksione “ në bazë të besimit të tyre”
“ Shkollat janë të lira të mësojnë atë në të cilën ato besojnë, sipas principeve të besimit të tyre, si psh, fëmijët nuk duhet të kenë raporte seksuale para martesë”, ka shpjeguar ministri “ por shkollat nuk mund të refuzojnë të japin mësim mbi kontraceptivët, homoseksualitetin dhe abortin”.
Sipas ligjit aktual në Britani prindërit kanë të drejtë që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në leksionet mbi edukatën seksuale deri në moshën 19 vjecare. Por- shpjegon Balls- është vetëm një minorancë që merr një vendim të tillë. Ligji i ri parashikon që mosha e fëmijëve të ulet në 15 vjec.
(s.g/BalkanWeb)