Basha mbledh prefektët: Të merrem masa për dimrin
“Në javët në vijim secili prej prefektëve, veçanërisht ata të qarqeve më në rrezik, duhet të inventarizojnë dhe njohin situatën për çdo aspekt. Të sigurohet gatishmëria e strukturave lokale për të përballuar hapjen e arterieve kryesore rrugore të qarkut. Çdo zonë dhe veçanërisht zonat e thella të kenë stoqe të mjaftueshme medikamentesh bazë për popullsinë. Të sensibilizohen drejtuesit lokalë dhe nëpërmjet tyre popullsia për përgatitjet e duhura”, ishin disa prej porosive që Basha u ka drejtuar prefektëve të qarqeve.
Ky takim u organizua në kuadër të detyrave që rrjedhin nga programi i qeverisë dhe ai i Ministrisë së Brendshme. “Ju bëj thirrje që të merrni personalisht situatën në dorë. Do të keni mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave përgjegjëse dhe ato mbështetëse. Ministria e Brendshme do të japë mbështetjen e plotë financiare dhe materiale për t’iu përgjigjur çdo lloj situate”, tha ministri Basha. Ai ka kërkuar nga të gjitha strukturat e emergjencave civile informacion të shpejtë e të vazhdueshëm, gatishmëri e përkushtim në realizimin e detyrave që burojnë nga ligji dhe ato që dalin në varësi të situatave.
Në këtë takim konsultativ, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli paraqiti një informacion të përgjithshëm për situatat emergjente gjatë vitit 2009. Në këtë informacion përfshiheshin të dhënat mbi situatat e krijuara nga emergjencat dimërore, lëkundjet sizmike, rrëshqitjet e tokës etj, si dhe masat e marra nga DPEC për përballimin e tyre.
Gjatë këtij viti, Këshilli i Ministrave ka akorduar fonde me vlerë 271 milionë lekë si për riaftësimin e objekteve publike, për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga dukuritë natyrore dhe për dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga këto dukuri. Gjithashtu nga fondi i emergjencave civile është akorduar një fond prej 22.5 milionë lekë për të ndihmuar familjet me dëme në banesa, shpërndarjen e 47 tonë ndihmave ushqimore dhe 416 çadrave për strehim të përkohshëm, duke bërë të mundur asistimin e 3650 familjeve të prekura nga fatkeqësi të ndryshme në 72 njësi të qeverisjes vendore.