E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ EULEX: Të luftohet korrupsioni në nivel lokal

Prokurorët, gjyqtarët dhe policët kosovarë duhet të merren seriozisht edhe me korrupsionin në nivel lokal, thonë zyrtarë të EULEX-it.
Sipas tyre, prokurorët evropianë nuk janë në gjendje të merren me rastet për korrupsion në të gjitha nivelet.
"Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë kërkon nga autoritetet kosovare që të merren me rastet e korrupsionit edhe në nivelin lokal. Krahas hetimeve që po zhvillohen ndaj dhjetëra personave të nivelit" theksoi zëdhënësja e drejtësisë, Kristina Herodes duke shtuar se EULEX-i nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t'u marrë me korrupsionin në të gjitha nivelet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›