Kosovë, EULEX arreston ish agjentin e SHIK-ut

Nën akuzat për një vrasje dhe përfshirje në krim të organizuar, EULEX-i arrestoi mbrëmjen e së hënës Nazim Bllacën, i cili një ditë më parë, kishte deklaruar se nën urdhrat e SHIK-ut, kishte marrë pjesë në vrasje dhe krime të tjera". Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Ai tha se prokurorët e prokurorisë speciale do të kërkojnë nga gjykatësit që Bllacës t'i artikulohet masa e paraburgimit prej një muaji. Edhe policia e Kosovës pohoi se ka filluar marrja në pyetje e Nazim Bllacës, i cili hodhi akuza publike për përfshirjes të zyrtarëve të lartë siç tha ai në vrasje politike. Nazim Bllaca nga fshati Ribar i komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, doli para gazetarëve në Prishtinë dhe tha se ishte përfshirë në një numër vrasjesh të periudhës së pasluftës, të cilat sipas tij, janë urdhëruar nga zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai tha se gjatë viteve 1999 - 2003 ka shërbyer në radhët e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ka vrarë një person dhe ka marrë pjesë në vrasje të tjera. Akuzat nxitën reagime të shumta në Kosovë. Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu u bëri thirrje organeve vendase e ndërkombëtare të drejtësisë, të ndriçojnë të gjitha pohimet e Bllacës dhe të ndërmarrin masat sipas ligjeve në fuqi. Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ditët e fundit janë vënë re sinjale nga qarqe të caktuara, që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe futjen në anarki të institucioneve të shtetit. Ai thotë se këto veprime janë të orkestruara mirë për të përkuar me fillimin e procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe me periudhën e mes fushatës elektorale. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Misionit Policor dhe Gjyqësor të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), Yves De Kermabon, deklaruan të hënën se asnjë qytetar nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, as akuzuesi e as të akuzuarit, ndërsa garantuan transparencë të plotë në përfundimin e akuzave të fundit për vrasje e tentim-vrasje politike.