E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani ashpërson sërish politikën me perëndimin për programin atomik

Republika Islamike e Iranit ka ashpërsuar sërish politikën ndaj Perëndimit për çështjen e kontestuar të programit atomik dhe pasurimit të uraniumit.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejad deklaroi se vendi i tij duhet të ndërtojë edhe 500.000 centrifuga për pasurimin e uraniumit, që të mund të prodhojë rreth 300 kilogram lëndë djegëse në vit.
Këto lëndë i shërbejnë Iranit për fillimin e punës në qendrat atomike.
Vendimi më i ri i Iranit bie kështu në kundërshtim me interesat e Organizatës Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA).
Autoritetet e OKB-së para disa ditësh kanë kërkuar nga qeveria e Teheranit që të ndërpresë të gjitha aktivititetet për prodhimin e sasive të reja të uranimumit.
Negociatori iranian Ali Larijani kërkoi ndërprerjen e presioneve që po ushtrojnë ndërkombëtarët.
"Ne po i shikojmë me vëmendje të madhe hapat e ardhshëm të ndërkombëtarëve dhe në qoftë se nuk e ndërpresin këtë lojë qesharake të kërcënimeve dhe ofertave në lidhje me programin atomik, do të ndërmarrim hapa të tjerë".-tha Ali Lajirani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›