E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, EULEX-i arreston katër shqiptarë në veri

Rreth 100 pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur sot shtëpitë e disa shqiptarëve në “Kroin e Vitakut” në veri të Mitrovicës.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se më shumë se 20 automjete me pjesëtarë të EULEX-it kanë ndërmarrë një operacion në këtë lagje rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, ku kanë arrestuar 4 shqiptarë, dy nga familja Beci dhe dy anëtarë të familjes Hajdari, si të dyshuar për vrasjen e Sava Mojsiçit që kishte ndodhur vitin e kaluar në këtë lagje.
 

Sipas këtyre burimeve, aksioni i pjesëtarëve të EULEX-it ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa sjellja e EULEX-i gjatë këtij aksioni ka qenë korrekte. “Nga shtëpia ime nuk kanë arrestuar njeri, por kanë konfiskuar dy kompjuterë, një cellular dhe një aparat-kamerë”, ka thënë për Kosovapress Habib Rama, njëri nga pronarët e shtëpisë që ishte bastisur nga policia e EULEX-it
 

Në nëntor të vitit të kaluar në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, u vra Sava Mojsiç ndërsa dy serbë të tjerë, njëri prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës, u plagosën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›