E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vritet me plumb rikoshet në kokë një 10-vjeçar

Një 10-vjeçar ka humbur jetën nga një plumb i marrë në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish fushës së druve në qytetin e Vlorës ndërsa mendohet se vdekja e fëmijës është aksidentale.
 

Sipas policisë nga ekspertiza balistike 10-vjeçari ka gjetur vdekjen nga një plumb rikoshet.
 

Mësohet se fëmija i cili i përket komunitetit rom ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës si pasojë e plagës që kishte marrë në kokë.
 

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me detaje të ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›