E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec eksploziv baneses se drejtoreshes se Tatimeve

Persona të panjohur kanë vendosur lëndë eksplozivi në katin e parë të një pallati në lagjen 3 të qytetit te Pogradecit, në hyrjen e banesës së drejtoreshës së Tatim- Taksave, Rajmonda Syza. Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur njerez pasi drejtoresha e Tatim-Taksave të Pogradecit, Rajmonda Syza 48- vjeçe bashke me të shoqin ndodheshin jashte per shkak te angazhimeve si rrjedhoje e fushates parazgjedhore.

Mësohet se nga shpërthimi i tritolit i vendosur ne deren e jashtme nuk ka patur të lënduar, por demet materiale jane të konsiderueshme. Ka patur demtim te dyerve, mureve te banesës dhe thyerje te xhamave. Policia po heton në lidhje me detyrën që ka kryer e dëmtuara, por edhe bashkëshorti i saj, punonjës i urbanistikës.

Azhornuar së fundi ( e diel , 17 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›