Vleresim vjetor per maturantet. Vejsiu Jo me testime semestrale

Ky do të jetë viti i fundit që maturantët do t’i nështrohen provimeve semestrale, pasi autoritetet e arsimit thonë se vlerësimi do të jetë vjetor. Kjo risi vjen si pasoje e ndryshimeve të tjera që kanë ndodhur në maturën shtëtërore ku tashmë maturantëve iu është heur edhe e drejta e sezonit të vjeshtës.
“Në shkollën e mesme nuk do të ketë më vlerësim semestral. Vlerësimi do të jetë vetëm vjetor. Për këtë ne kemi rivënë në zbatim udhëzimin e ministrit, numër 121 që flet për zhvillimin e konsultimeve sipas planeve të përcaktuara mirë” tha Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në MASH.
Vetëm disa ditë më parë autoritetet e arsimit bënë publike dhe një ndryshim tjetër për maturantët, kohëzgjatjen e zhvillimit të testeve. Në fuqi pas miratimit të propozimit nga ana e ministrit të Arsimit do të jenë oraret e mëparshme, dy ore e gjysmë për testet e detyrueshme dhe tre ore e gjysmë per ato me zgjedhje, ku edhe këto të fundit tashmë janë me detyrim pasi në të kundert maturanti humbet të drejten e diplomit në shkollen e mesme.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e diel , 17 prill 2011 )