E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident ne Kamez goditet me gure polici bashkiak

Një tjetër incident ka ndodhur mesditën e së djelës në Bashkine e Kamzës. Te dhenat paraprake bejne me dije se një person është dhunuar dhe besohet se është punonjes i Bashkise se Kamzes. Sipas informacioneve mësohet se Rasim Hoxhaj  ishte duke vendosur flamuj të Partisë Demokratike në sheshin qendror ku do të zhvillohet pasdite mitingu i Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar.

Ka mjaftuar vetem kjo qe mbështetësit e opozitës ta godasin Hoxhajn me sende te forta. I plagosuri u dergua menjehere ne spitalin ushtarak ndersa per ta vizituar ishte dhe kryetari i Bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu.

Vetem nje dite me pare Dega e Partisë Demokratike ne Kamez deklaroi se ka provokime nga simpatizantë të PS, me qëllim tensionimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve. Nepermjet nje njoftimi te posaçem per shtyp ajo beri me dije se rasti më flagrant është ai i ndodhur mesnaten e djeshme, kur militantë të Partise Socialiste demtuan posterat e kandidatit për kryetar bashkie të "Aleancës për Qytetarin”.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›