Kosovë: EULEX-iarreston një të dyshuarpër krime lufte
PRISHTINë- Policia e EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, ka arrestuar sot një të dyshuar për krime lufte. Sipas një njoftimi të lëshuar nga EULEX-i, thuhet se arrestimi është bërë sot në rajonin e Gjakovës.
Më tutje, në njoftim thuhet se “rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të EULEX mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e UçK-së në veriun e Shqipërisë, gjatë konfliktit të viteve 1998-99”.
Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, theksohet në njoftim.
(m.a/BalkanWeb)