E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zhbllokohet KKRT. Mbledhje maratonë për lejet

Pas 7 muajsh, Keshilli i Rregullimit te Territorit ne bashkine e Durresit ka zhvilluar nje mbledhje normale per miratimin e lejeve te shesheve të ndertimit. KRRT ishte bllokuar qe nga muaji nentor i vitit te kaluar. Shkak per bllokimin e KRRT-së u bene mosmarrveshjet për lejen e portit të ri te peshkimit.

Bashkia dhe kryetari i KRRT-së, Vangjush Dako, ishin kunder vendit që kishte propozuar ministria e Mjedisit per ndertimin e tij. Ne mbledhjen e sotme 15 anetaret e KRRT se bashkise se Durresit kane pasur nje material qe perbehej nga 62 kerkesa për leje ndertimi, 75 leje për sheshe ndertimi, 10 pika te ndryshme dhe 1 studim urbanistik pjesor.

Mbledhja parashikohet te zgjase disa dite per shkak te volumit te madh te punes për shqyrtimin nje nga nje te te gjitha kerkesave qe jane paraqitur ne KRRT.

Ne lidhje me rifreskimin e lejes se ndertimit per portin e peshkimit, bashkia ka rene dakord qe bashke me specialiste te ministrise se Mjedisit te diskutohet nje variant i ri se që mund te jete me i pershtatshem për port peshkimi.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›