E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët paralajmërojnëprotesta kundër konkurrencëssë pandershme

TIRANE- Taksistë të licencuar nga e gjithë Shqipëria do të protestojnë të enjten në Tiranë para Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës kundër konkurencës së pandershme që u bëhet nga taksitë e palicencuara.

Ata do të kërkojnë nga institucionet shtetërore marrjen e masave për ti dhënë fund informalitetit prej të cilit rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

Nëpërmjet protestës së tyre taksistët e licencuar do të kërkojne edhe anullimin e vendimit të Ministrisë së Transporteve për liberalizimin e licencave të shërbimit taksi. Sipas taksistëve, dhënia pa kriter e licencave për taksitë ul cilësinë e këtij profesioni dhe vështirëson punën për taksitë ekzistuese.

Problemi i konkurencës së pandershme është ngritur vazhdimisht nga taksistët e licencuar të cilët kanë zhvilluar edhe protesta duke kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›