‘Gruaja merimangë’Evangjeli Zhanga, flasinprindërit nga Saranda
SARANDë- Pak ditë pas lajmit për arrestimin e Evangjeli Zhangos në Greqi për vrasjen e një biznesmeni dhe akuzat për vrasjen e ish-bashkëshortëve të saj, reagojnë prindërit nga fshati Dhivë i Sarandës. me një gjuhë të ashpër ata kanë rrëfyer historinë e vajzës së tyre duke pranuar dhe se 54-vjecarja ishte martuar 5 herë me burra të ndryshëm dhe kishte braktisur 5 fëmijët e saj që në lindje.
‘Harram qumështin që i kam dhënë’- janë fjalët më të rënda që mund të dalin nga shpirti i një nëne të lënduar për fëmijën e saj që duket se e ka zhgënjyer më shumë se askush tjetër. Janë të vetmet fjalë me të cilat Alekso Zhanga i drejtohet në greqisht vajzës së saj Evangjeli Zhango, e cila u arrestua të shtunën pasi pranoi se kishte vrarë biznesmenin Tasos Tsagaropoulos.
Kanë kaluar mëse 3 ditë kur e gjithë media greke thuajse harroi krizën në të cilën është përfshirë ky shtet dhe u fokusa te Evangjeli Zhanga, një grua 54-vjece nga Shqipëria por me origjinë minoritare greke. Historia nga e cila mori emrin “gruaja merimangë” ka tronditur më së shumti familjen e saj në fshatin Dhivër, rreth 65 km larg qytetit të Sarandës, aty ku ende jetojnë dy prindërit e moshuar.
Babai i 54-vjecares Thanas Zhanga na tregon se vajza e tij ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortit të parë të saj në vitin 1982, krim për të cilin kishte vuajtur vetëm 2 vjet nga 15 pasi ishte shtatzënë. Me dhimbjen që përcjellin dhe lotët të cilët ai në moshën 75 vjec nuk mundet dot ti shmangë rrëfen pa ndroje se si vajza e tij që në moshë të re kishte marrë drejtim tjetër nga 4 fëmijët e tjerë.
Pas publimit të lajmit për Evangjelinën, shati i vogël duket sikur ka nisur të zgjojë dhe historinë e xhaxhati të saj i cili dekada më parë pati vrarë ish-gruan, histori që na e tregon dhe vetë babai i 54-vjecares. Evangjeli Zhanga u arrestua të shtunën në Loitsa, dhe mbi të rëndojnë 10 urdhër arreste dhe tre dënime për mashtrim, vjedhje dhe plaçkitje.
(m.a/News24/BalkanWeb)