Pas festimeve, Tirana i kthehet normalitetit

Pas spektaklit të fishekzjarreve, Tirana i është kthyer normalitetit. Madje, data 1 ka nisur me më pak trafik por me dhjetëra këmbësorë. Vështirë të dukej si një Tiranë ndryshe nga ditët e tjera.
Prindër, fëmijë dhe të moshuar kanë zgjedhur orët e para për të bërë shëtitjen e mëngjesit, më pas për të shkëmbyer vizita familjare tek të afërmit, për të pirë kafen e ditës dhe vizitorët e Tiranës për të bërë një foto në pemën e madhe në qëndër të kyreqytetit. Për ta, dita ka nisur normalisht, duke shijuar edhe kohën me diell në këtë ditë të parë të 2012-tës.
Ata që kanë festuar deri vonë dhe që sot kanë vendour të pushojnë më gjatë, janë tregtarët. Në të gjithë rrugët e Tiranës, dyqanet e farmacitë kishin ulur qepenat. Mesa duket ata nuk presin blerësit kaq herët.
Në rrugët e Tiranës levizet më lehtë, ka automjete por nuk ka trafik të ngjeshur siç jemi mësuar të shohim kryeqytetin. Në çdo kryqëzim apo bulevard uniformat blu kujdesen për çdo lëvizje.
Edhe pse dita për gjithë secilin ka nisur ndyshe, të gjithë i bashkon urimi për një vit më të mbarë.