E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Eulex kontroll bagazheve të Thacit në aeroport

PRISHTINE- Eulex kontrollon bagazhet e kryeminsitrit kosovar Hashim Thaci në aeroportin e Prishtinës, para se ai të nisej për vizitën zyrtare në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja kosovare Zëri e cila shkruan sot se përvec bagazheve të kryeministrit, kontrollit i janë nënshtuar dhe valixhet e disa ministrave që shoqërojnë Thacin në këtë takim. “Kryeministri Thaci, dhe ministri i transporteve Fatmir Limaj, Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ministri i Industrisë dhe Tregtisë Lutfi Zarko dhe ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci i janë nënshtruar kontrollit të imtësishëm në momentin kur kanë kaluar në zonën Vip të aeroportit të Prishtinës, ndërsa bëheshin gati të niseshin për në Turqi” shkruan gazeta kosovare.
Personat që kanë kontrolluar valixhet e kryeministrit dhe të ministrave të tjerë kanë qenë doganierë të Eulex. Pak ditë më parë prokuroria e Eulex hapi një hetim për riciklim parash, mashtrim në drejtim të ministrit të Transporteve Fatmir Limaj, dhe duke njoftuar për hetime mbi mundësinë e abuzimit me fondet publike edhe ndaj 6 ministrave të tjerë.
Përgjegjësit e Eulex nuk kanë dhënë detaje mbi kontrollin, jo të zakonshëm që i është bërë bagazheve të ministrave në aeroport, por janë limituar duke thënë se bëhej fjalë për një procedure ligjore.
Ndërsa një zënëdhës i misionit europian është shprehur se doganierët e Eulex në bashkëpunim me forcat e policisë kosovare kanë shtuar kontrollet në aeroport përfshi këtu dhe zonën e Vip.
“Bëhet fjalë për një procedurë ligjore” ka nënvizuar. Një ditë para se të niste hetime për korrupsion ndaj ministrit të Transporteve, agjentët e Eulex ushtruan kontroll në ambientet e ministrisë dhe të banesës private të Fatmir Limajt.
(s.g/Ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›