E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketboll, Tirana, kampione e Shqipërisë



Ditën e hënë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u zhvillua ndeshja e tretë finale midis Tiranës dhe Studentit në basketboll për meshkuj. Skuadra kryeqytetase, e cila sponsorizohet nga kompania Vodafone Albania, arriti fitoren e tretë në takimet finale ndaj Studentit dhe u shpall Kampione e Shqipërisë për të tretin vit rradhazi. Me rezultatin 87-84, skuadra e basketbollit për meshkuj Tirana, arriti të marrë titullin kampion për sezonin 2009-2010. Ky sezon ka qenë një sezon i shumë i suksesshëm për këtë skuadër. Pas fitores së Kupës së Republikës dhe Superkupës, Tirana shpallet edhe Kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Vodafone Albania është sponsor gjeneral i klubit sportiv të basketbollit për femra dhe meshkuj të kryeqytetit që prej tetorit 2009. Si një shembull i biznesit të përgjegjshëm, Vodafone Albania ka qenë një mbështetje e fuqishme për sportin e basketbollit, sport i cili tërheq vëmendjen e një audience të lartë, veçanërisht të të rinjve.

20 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›